Një nuse e re i tha “po” dhëndrit, pak ditë para se të vdiste nga një kancer i rrallë.
Mësuesja e matematikës Samantha Webster ishte shtrirë në spital në qershor duke u ankuar për dhimbje të mëdha në bark, dhe kështu disa ditë më vonë asaj iu kumtua lajmi se vuan nga një lloj i rrallë i kancerit dhe se i kanë mbetur edhe pak muaj jetë, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, ky fakt nuk e dekurajoi për asnjë moment që ajo të martohet para se të vdiste. Samantha e cila kurrë nuk kishte pirë cigare, alkool apo ndonjë lëndë narkotike, kishte planifikuar të krijoj familje pasi që të martohet me Alex-un, por sëmundja e rëndë ishte ajo që ia shuajti shpresat.
33-vjeçarja ndërroi jetë katër ditë pasi u martuar me partnerin dhe vetëm pak muaj pasi ishte diagnositifikuar me kancer. Ndërkaq bashkëshorti i saj i cili më herët nuk ishte në gjendje të fliste për të, këto ditë ka dhënë një intervistë ku ka folur për më të dashurën.
Kjo është tragjedia e dytë që e ka goditur Alec-un, pasi vajza e tij Nioni, 18-vjeçe që e kishte nga lidhja e mëparshme, ndërroi jetë në vitin 2016 pas betejës dyvjeçare me sëmundjen e leukemisë. /Telegrafi/