Telegrafi

Martohet njeriu më i trashë në botë

Manuel Uribe, 43-vjeçar, mban rekordin e njeriut më të trashë në botë në Librin e Rekordeve Guinness 2007.

Meksikani ka thënë se ka rënë në peshën prej 260 kilogramëve nga 590 kilogramët që i kishte në muajin shkurt, raporton gazeta britanike Daily Telegraph.

Zotëriu Uribe do të martohet me vejushën me emrin Claudia, më 26 tetor të këtij viti në qytetin e Monterrey të Meksikos veriore.

"Do të jetë një martesë e majme, me sasi, por me kalori shumë të ulëta të ushqimeve", ka thënë ai.