Telegrafi

Martohet në ‘fshehtësi’ artisti i famshëm shqiptar me një japoneze (Foto)

Pakkush e ka ditur që kishte një histori dashurie, megjithatë, ja ku na vjen lajmi i martesës.

Artisti i njohur shqiptar i ka dhënë fund beqarisë pak ditë më parë, në një ceremoni private martese.

Por, ajo që është surpriza më e madhe e kësaj historie është vajza që i ka fituar zemrën. Ajo është nga Tokio dhe është një pianiste e famshme.

Violinisti virtuoz, Tedi Papavrami ka gjetur dashurinë përkrah vajzës së quajtur Maki Okada. 45-vjeçari ka publikuar në rrjetet sociale lajmin e martesës dhe një foto me bashkëshorten e tij.