Dita e djeshme për familjen e këngëtares Adelina Berisha ka qenë e veçantë për faktin se motra e madhe, Dafina i ka dhënë fund beqarisë.
Disa ditë pas festës së vajzave, në një ceremoni madhështore të zhvilluar në ambient të hapur, Dafina dhe Ornisi kanë kurorëzuar dashurinë disa vjeçare me martesë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Adelina në një postim ku shihen çifti në pjesën e prerjes së tortes.
‘Urime martesa motra ime Dafina [????] , te uroj gjithe lumturine e ksaj Bote , te dua shume Moter [????] #congratulations Dafina&Ornis’ – ka shkruar këngëtarja e ‘T’kom ik’.