Site icon Telegrafi

Martohet me të bijën për shkak të vizës britanike

Siç bën të ditur gazeta Daily Mail, nigeriani Jelili Adesanya në këtë mënyrë e ka mashtruar zyrën e emigracionit në Britani dhe kolegët e tij.

Adesanya (54-vjeç) jeton në Britani që 30 vjet dhe i ka të rregulluara dokumentet e nevojshme personale, mirëpo ai ka dëshiruar që edhe e bija e tij, bashkë me bashkëshortin e saj dhe katër fëmijët e tyre, të vinin të jetonin bashkë më të në Britani.

Ai ka organizuar gjoja se dasmën e tij – dhe u ka sjellë kolegëve fotografitë e “çiftit të lumtur”, duke i bindur ata se, në fakt, e bija është gruaja e tij.

Kështu, e bija e tij kishte marrë leje qëndrimi në Britani të Madhe, ndërsa çifti kishte pritur që ajo të merrte lejen e përhershme të qëndrimit, para se të divorcoheshin dhe të mund të sillte edhe pjesën e mbetur të familjes në Britani.

Megjithatë, falë dyshimit që ka lindur të kolegët e Adesanyas, ka filluar një hetim për këtë rast – dhe tash duket se ‘martesa” mes këtij çifti nga Nigeria i ka ditët e numëruara – ndërsa për pasojat të tjera do të mësojmë më vonë. /Telegrafi/

Exit mobile version