Pjesëtari 44-vjeçar i fisit Zulu Milton Mbele është bërë bashkëshort i femrave prej 22 deri në 35 vjeç në fshatin Ntlane dhe pohon se që të katërtat i do njësoj.
Nuset me një zë kanë dhënë betimet e tyre dhe janë obliguar për dashuri të përjetshme ndaj burrit të tyre.
Poligamia është një gjë e shpeshtë në rajonin e Kwa-Zulu Natal prej ku vijnë edhe të porsamartuarit e lumtur. Presidenti i Republikës Jugafrikane, gjithashtu pjesëtar i fisit Zulu, ka tri gra, mirëpo nuk është e zakontë që të bëhen kurorëzime njëkohësisht me më shumë se një grua.
Katër nuset Thobile Vilakazi, Zanele Langa, Baqinisile Mdlolo e Smangele Cele njihen edhe më herët me njëra tjetrën dhe kanë pranuar në këtë ceremoni.
Mbele ka paguar për gratë e tij 33 krerë lopë.
Më e shtrenjta ka qenë Vilakazi për të cilën ka paguar 10 lopë, derisa më e lira ka qenë Langa për të cilën i ka dhënë shtatë, derisa për dy tjerat ka paguar nga tetë.
”Nuk shohim asgjë të pazakontë në këtë ceremoni, e duam dhe kemi vendosur të martohemi për të njëkohësisht”, ka thënë Cele.
”Poligamia është pjesë e kulturës tonë. Nuk është adet të martohemi me disa gra përnjëherë, por këtë e bëj sepse i dua të gjitha”, ka thënë Mbele.