Site icon Telegrafi

Martohet me burrin që ia zgjodhën fëmijët në internet

Charlotte Morgan 41 vjeçare hoqi dorë nga takimi me burra të panjohur pasi bashkëshorti i saj kishte humbur jetën në një aksident ajror në vitin 2000. Ish manekinia hapi agjencinë e saj të fotografisë dhe u bë e pasur, por praktikisht asaj i mungonte dashuria.

Dhjetë vjet pas vdekjes së bashkëshortit, hapi një profil në shërbimin “online” për njohje dhe u martua me burrin të cilin e zgjodhën vajza dhe djali i saj nga mijëra ofertat e pranuara.

Familja sot jeton në një shtëpi luksoze fshati në Ongara të Essexit. “Pata disa takime para një viti, për ato takime nuk më ndihmuan fëmijët. Nuk ndihesha rehat dhe hoqa dorë.

Djali një ditë më tha. ‘Na duhet një babi tjetër. Çfarë do të bësh ti?’ Ai ishte vetëm 15 muajsh kur i vdiq i ati, ai kurrë në të vërtetë nuk e ka ditur çfarë do të thotë baba”, rrëfen Charlotte.

Ajo thotë se bashkëshorti i saj i ri ishte i vetmi të cilin e pëlqyen edhe fëmijët nga shumë oferta që pata, ndërsa më vonë u kuptua se për të ky ishte takimi i parë që kishte aranzhuar nëpërmjet internetit. “Kur fëmijët zgjedhin njerkun e tyre, nuk mund të ankohen më”, thotë Charlotte. /Telegrafi/
 

Exit mobile version