Telegrafi

Martohet Leona Lewis

Leona Lewis (Foto: Amy Sussman/Getty Images)

Aktorja britaneze, Leona Lewis, i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me partnerin e saj, Dennis Jauch.

Çifti, të cilët janë në lidhje që një kohë të gjatë, u martuan në një ceremoni luksoze të shtunën në Itali.

Sipas Hello gjatë dasmës, Leona ndërroi tre fustane, një për ceremoni, një për pritjen dhe një për festën, ndërsa në dasmë morën pjesë afro 180 persona.

Leona Lewis (Foto: Getty Images/Guliver)

“Ne jemi shumë të gatshëm. Dennis është personi më i sjellshëm që kam takuar ndonjëherë”, ka thënë Leona.

Aktorja dhe koreografi i njohur u takuan në vitin 2010 dhe për People ata më parë dhanë një intervistë ekskluzive, teksa po flisnin për raportin e tyre.

“Është e mahnitshme që ne u mblodhëm prej anëve të ndryshme të botës nga dy pasione të ndryshme, kurse u takuam në turne tetë vite më parë”, vazhdon më tej 34 vjeçarja. /Telegrafi/