Kreatorja e njohur kosovare, Diana Qerimi, ditën e sotme (e diel) i ka dhënë fund beqarisë.
Ajo ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partnerin e saj prej shumë vitesh, Dren Berisha.
Çifti ceremoninë e dasmës duket se e kanë realizuar në Shqipëri, pasiqë në Kosovë me masat e reja u ndaluan të gjitha mbrëmjet e ahengjet muzikore.
Kjo është mësuar në bazë të disa postimeve të ndara në rrjete sociale nga këngëtarja Orhidea Latifi – Kida, e cila është mike e ngushtë e dizajneres shqiptare.
Bukuroshja duket e mahnitshme në fustanin e bardhë transparent e me një stil flokësh të thjeshtë.
E njëjta prej vitesh ka zënë një vend të veçantë në fushën e modës me bashkëpunimet që ka bërë me figurat publike.
Diana ndërkaq momentalisht është njëra nga stilistet më të kërkuara në vend dhe më gjerë. /Telegrafi/