Telegrafi

Martohet këngëtarja Ellie Goulding

Këngëtarja e famshme angleze, Ellie Goulding, është martuar.

Ajo i dha fund beqarisë dje (e shtunë), duke e kurorëzuar lidhjen e dashurisë me partnerin e saj, Caspar Jopling.

32-vjeçarja kishte veshur një vello të mrekullueshme, e cila ishte e qëndisur me rruaza të bardha, teksa nuk ka dyshim se mori vëmendjen e të gjithëve.

Këngëtarja Goulding dhe i dashuri i saj pesë vite më i ri u fejuan në vitin 2018.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ellie Goulding

Ajo mbërriti në katedrale me një furgon blu të Volkswagen dhe u përshëndet me duartrokitje nga turma e madhe e të pranishmëve.

Në ceremoninë e tyre të pranishëm ishin po ashtu edhe figura të famshme si Princesha Beatrice, Eugeie, Katy Parry, Orlando Bloom si dhe Sienna Miller./Telegrafi/