Telegrafi

Martohet Kaley Cuoco, ylli i serialit “Big Bang Theory”

Kaley Cuoco (Foto: Getty Images)

Aktorja Kaley Cuoco është martuar me kalorësin profesionist Karl Cook.

Ylli i serialit të popullarizuar komik, “Big Bang Theory”, në publik është e njohur falë rolit të Pennyt.

Ndërkaq, në rrjetet sociale, 32-vjeçarja ka publikuar një sërë fotografish nga martesa.

Ceremonia martesore është zhvilluar në një ranç në jug të Kalifornisë.

Kaley dhe Karl u fejuan para shtatë muajsh, pasi kishin kaluar dy vjet bashkë.

Cook është djali i miliarderit Scott Cook, themeluesit të kompanisë softuerike “Intuit”.

Suksesin e parë të madh, Kaley e ka pasur në komedinë televizive, “8 Simple Rules” (2002-2005) dhe pastaj në Charmed (2005–2006).

Ndërsa arritjen më të madhe e ka pasur me “The Big Bang Theory”, ku ka aktruar nga viti 2007.

Cuoco ka luajtur edhe në filmat, si “To Be Fat like Me” (2007), “Hop” (2011) e “Authors Anonymous” (2014).

Në vitin 2014, ajo u nderua me yll në bulevardin e të famshmëve në Hollywood. /Telegrafi/