Ditën e sotme (e shtunë) është martuar ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Andin Hoti.
Ai dhe partnerja e tij, Kaltrina Zeka, i kanë dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.
Kjo është bërë e ditur përmes disa postimeve që dyshja kanë shpërndarë në rrjete sociale.
Çifti janë shfaqur elegant, nusja me fustan të bardhë të veçantë e dhëndrri po ashtu me kostum të zi.
Të njëjtit u fejuan gjatë muajit korrik, në një propozim që i kishte bërë Hoti teksa ndodheshin në pushime.
Urimet gjithashtu nuk kanë munguar nga miqtë e ndjekësit në hapësirën për komente.
Andin Hoti ndryshe është edhe djali i intelektualit dhe atdhetarit të shquar, Ukshin Hoti. /Telegrafi/