Kevin Walshit një telefonatë e papritur ia ka ndryshuar plotësisht jetën.
“Si 13-vjeçar kam qenë në pushime kur më është afruar vajza më e bukur dhe më tha, ‘Ngjyra e zezë të përshtatet shumë’. Nuk e kam ditur se çfarë dëshironte të thoshte me këtë”, kështu e fillon rrëfimin e tij Kevin, transmeton Telegrafi.
“Më duhet të pranoj, se çdo ditë kam menduar për Blake. Madje edhe sot nuk di me saktësi t’ju tregoj pse, por nuk kam mundur ta largoj nga mendja”, ka shtuar Kevin.
Në prag të përfundimit të shkollës së mesme, Kevin asokohe 17-vjeç u kaplua nga depresioni.
“U ndava nga e dashura, më ngordhi qeni në mbrëmjen e maturës… Të gjitha këto më kanë goditur më shumë se që kam menduar. Vendosa të kryej vetëvrasje. Menjëherë fillova ta shkruaj letrën lamtumirëse, dhe shkova në vendin ku mendoja të kryej vetëvrasje. Vetëm pak sekonda më ndante nga vetëvrasja, dhe në ato momente më cingëroi telefoni. Më telefonoi dikush nga një numër që nuk e dija i kujt ishte. U lajmërova dhe e kuptova që është ajo. E pyeta se çfarë ka të re, kurse ajo më tha se ndjeu nevojën që të më telefonojë”, ka shtuar Kevin i cili pranoi se bisedën e fundit telefonike që e kishte zhvilluar me Blake kishte ndodhur një vit më parë.
“I tregova se çfarë po planifikoj të bëjë. E frikësuar nga fjalët e mia më tha ‘mos e bëjë’. Duke më premtuar se nesër do të më thërras në telefon, dhe kështu hoqa dorë nga ideja për të kryer vetëvrasje”, ka shtuar Kevin.
Prej asaj kohe dyshja kanë mbajtur kontakte të vazhdueshme dhe nga miqësia kaluan në një lidhje serioze.
Dyshja kanë hyrë në vitin e dytë të martesës, kurse Kevin thotë se është shumë i lumtur që pjesën tjetër të jetës do ta kalojë pranë gruas që ia shpëtoi jetën. /Telegrafi/