Gjyqtari i njohur anglez, Howard Webb është martuar me të dashurën prej një kohe të gjatë dhe ish-gjyqtaren gjerman të futbollit, Bibiana Steinhaus.
Çifti shfrytëzoi pushimin e fundit mes ndeshjeve të përfaqësuesve për të kurorëzuar dashurinë dhe shkaku i rregullave rigoroze të pandemisë së coronavirusit, ata nuk mund të ftonin njerëz të tjerë në dasmën e tyre.
“Fatkeqësisht, për shkak të rregullave të coronavirusit, Howard dhe unë e bëmë këtë hap të rëndësishëm vetë, madje edhe kumbarët nuk mund të vinin”
Former Premier League referee Howard Webb ties the knot with German official Bibiana Steinhausormer https://t.co/D3IrV8dMJO
— MailOnline Sport (@MailSport) April 13, 2021
Tuje ajo shtoi: “Sigurisht, ne as nuk kishim një muaj mjalti”, vuri në dukje Steinhaus. “Do të ketë një ndryshim në mbiemrin tim dhe tani e tutje znj. Steinhaus-Webb”.
Dyshja aktualisht jeton i ndarë duke pasur parasysh që Webb është në New York dhe Steinhaus vazhdon të jetojë në Gjermani. /Telegrafi/