Telegrafi

Martohet Gizem Karaca, aktorja me prejardhje shqiptare që luajti në “Kara Sevda” (Foto)

Gizem Karaca, aktorja me origjinë shqiptare është bërë e njohur për një nga rolet e saj në serialin e famshëm turk “Kara Sevda”.

Ajo i ka dhënë fund beqarisë, teksa ka kurorëzuar dashurinë e saj me martesë, me Kemal Ekmekci.

Dyshja kanë qenë prej shumë vitesh në lidhje, por dasma e tyre u organizua vetëm katër ditë më parë, kjo pasi mes shumë angazhimeve çifti mezi kishin gjetur kohën e duhur.

Ndryshe, aktorja ka publikuar në rrjetet sociale disa fotografi nga dasma, në të cilat duket e mrekullueshme në fustanin e bardhë.

Ndërkohë, Karaca ka treguar se muajin e mjaltit, ajo dhe bashkëshorti do ta bëjnë pak më vonë.

Gizem vazhdon suksesshëm karrierën e saj si aktore në kinematografinë turke. /Telegrafi/