Futbollisti i Sassuolos dhe i kombëtares italiane, Domenico Berardi, u martua me Francesca Fantuzzi, të dashurën historike dhe nënë e djalit të tij Nicolo.
Ceremonia u zhvillua në liqenin Garda në Itali, në mbrëmjen e 16 qershorit dhe për pritjen deri në detajet më të vogla u kujdes planifikuesi i dasmave të VIP-ave Enzo Miccio.
Me rreth 150 të ftuar në dasmë, festa vazhdoi më pas në Villa Bettoni di Bogliaco të Gargnano, ndërsa të rinjtë e porsamartuar zgjodhën Lefay Resort për të kaluar natën e parë si burrë e grua.
Domenico dhe Francesca janë bashkë prej disa kohësh, prej më shumë se një dekade, së bashku ata tashmë kanë një djalë dhe janë gati të kalojnë një jetë pranë njëri-tjetrit.
Historia e dashurisë mes lojtarit të Sassuolos dhe partneres së tij ka rrënjë të thella. Në fakt, të dy u njohën më shumë se 10 vite më parë, kur karriera e Berardit në botën e futbollit ende nuk kishte marrë hov. Fantuzzi, për të cilën nuk a shumë informacion, përveç se është me origjinë nga Sassuolo.
I lindur në vitin 1994 sulmuesi në fanellën e Sassuolos ai ka luajtur tashmë 320 ndeshje, duke shënuar 120 gola. Ai ia doli mirë edhe në kombëtare, deri më sot mburret me 24 paraqitje dhe 6 gola./Telegrafi/