Telegrafi

Martohet djali i Shkurte Fejzës, Arbër Behluli

Foto: Facebook

Ditën e sotme (e shtunë) është martuar djali i këngëtares së njohur shqiptare, Shkurte Fejza, Arbër Behluli.

Lajmi është bërë i ditur nga politikani Ramush Haradinaj në një postim të shpërndarë në rrjete sociale.

Ai ka publikuar disa fotografi në Facebook, përmes të cilave ka sjell pamje nga ceremonia ku shfaqet krah bashkëshortes, Anita Muçaj – Haradinaj.

Foto: Screenshot/Facebook

Në dasmën e djalit të Shkurtes i pranishëm duket se është edhe ish-kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha.

“Bilbilit të muzikës tonë, Shkurtes, mikut tim Hajrushit dhe mbarë familjes Behluli, ju uroj martesën e Arbërit me Erzën”, ka shkruar Haradinaj.

Foto: Screenshot/Facebook

“Uroj shumë lumturi e mbarësi në jetën e tyre të përbashkët”, vazhdoi ai.

Shkurte Fejza dhe Hajrushi theksojmë që kanë bashkë katër fëmijë: Arbërin, Gresën, Besianën dhe Agnesën. /Telegrafi/