Site icon Telegrafi

Martohet çifti i njohur turk, Demet Ozdemir dhe Oguzhan Koç

Aktorja Demet Ozdemir dhe këngëtari Oguzhan Koç, të cilët prej kohësh janë bashkë, janë martuar me një ceremoni të dasmës që u zhvillua në një hotel në Sarıyer në Stamboll.

Detaji më i përfolur i dasmës ishte modeli i fustanit të nusërisë. Ozdemir ka preferuar të veshë një fustan nusërie të dizajnuar nga Muzeu i Veshjeve të Bukura Eda Gungor.

Aktorja bukuroshe më pas ka mahnitur me fustanin e dytë të nusërisë të dizajnuar enkas nga Nihan Peker.

Ozdemir kishte një veshje të veçantë nga krijimtaria më e fundit e Alexander McQueen nga Londra, e krijuar posaçërisht për të në festën pas dasmës.

Nga ana tjetër, Oguzhan Koç kishte veshur një kostum elegant me ngjyrë të zezë, transmeton CNN turk.

Disa ditë para ceremonisë, Demet kishte organizuar edhe natë këna me miqtë dhe familjes e saj, duke ndarë pamje në llogarinë e saj në Instagram.

Oguzhan Koç i dhuroi gruas së tij një gjerdan gjarpri “Bulgari”, i cili është i vetmi në Turqi. Në dasmë, përveç familjeve të çiftit, kanë marrë pjesë edhe shumë emra të rëndësishëm nga bota e artit.

Çifti ndryshuan datën e martesës me 28 gusht (të dielën) për shkak të shiut të dendur që pritej më 26 gusht.

Lexo po ashtu Tre fustanet e nusërisë që zgjodhi aktorja turke Demet Ozdemir për dasmën e saj

Demet Ozdemir i tha “po” propozimit për martesë të Oguzhan Koçit më 14 shkurt, ditën e të dashuruarve. Çifti i njohur u fejuan në një ceremoni të thjeshtë qershorin e kaluar. /Telegrafi/

Foto: Demet Ozdemir/Instagram
Exit mobile version