Site icon Telegrafi

Martohet çifti i infektuar me gripin e derrit

Maskat kirurgjike nuk kanë qenë detaji i vetëm i pazakontë në dasmë. Dorëzat kirurgjike gjithashtu e kanë plotësuar përjetimin, e krejt kjo për faktin se çifti i ri martesor vetëm 48 orë para fillimit të ceremonisë së martesës e ka kuptuar se janë të infektuar me gripin e derrave, shkruan agjencia e lajmeve AP.

Pasi që ka qenë tepër vonë që dasma të shtyhet, çifti 26-vjeçar ka vendosur ta bëj atë me disa masa mbrojtjeje. Familja dhe miqtë nuk janë afruar, e edhe deri tek altari kanë arritur me hapësirë të mjaftueshme nga krushqit. Nëse përjashtohet kjo rrethanë, martesa në sinagogën në Highland Park ka kaluar si është më së miri.

Nusja Ilana Jackson dhe dhëndri Jeremy Fierstien, kur kanë filluar të kanë ethe, kishin bërë shaka se janë infektuar me gripin e derrave. Por, kur mjekët i kanë njoftuar se janë infektuar me të vërtetë, më nuk ka qenë aq qesharake. Megjithatë ky çift guximtar, përkundër rrethanave, kanë mbetur të paepur.

Exit mobile version