Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, ka treguar së fundmi se ka kurorëzuar dashurinë e saj me martesë.
E njëjta ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shfaqet pranë bashkëshortit, teksa kumton lajmin e martesës.
“E sapo martuar natën e kaluar me njeriun e ëndrrave! Jeta jonë është një film dhe ne guxojmë ta jetojmë ashtu siç duam! Origjinale, aq sa edhe e çmendur” (sic.), ka shkruar Angela.
Modelja shqiptare është martuar përndryshe me miliarderin rumun, Dragos Savulescu.
Ata kanë qenë në lidhje prej kohësh, dhe së bashku janë shpërnguluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të jetuar.
Çifti kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në Las Vegas.
Angela ka ndarë me fansat disa imazhe nga ceremonia, ku duket se dyshja kanë kaluar çaste romantike në prani të njëri-tjetrit, gjersa edhe në ditën më të rëndësishme të jetës së saj, Martini nuk kishte nguruar të shfaqej provokuese. /Telegrafi/