Site icon Telegrafi

Martohet aktorja Rebel Wilson

Foto: Instagram

Rebel Wilson ka bërë të ditur se ajo dhe partnerja e saj, Ramona Agruma, janë martuar.

Të hënën pasdite, Pitch Perfect konfirmoi thashethemet se ajo dhe partnerja e saj e re kurorëzuan dashurinë me martesë, duke postuar fotografi nga dita e dasmës së tyre.

Ajo gjithashtu zbuloi se ceremonia u zhvillua të shtunën në ishullin italian të Sardenjës.

Foto: Instagram

Rebel dhe Ramona ndanë publikisht planet e tyre për t’u martuar vitin e kaluar, pasi ylli i “Jojo Rabbit” i propozoi në Disneyland, Kaliforni me një unazë Tiffany.

Është e drejtë të thuhet se ka pasur gjëra të rëndësishme për Rebel në jetën e saj personale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rebel Wilson

Përveç romancës dhe martesës, ajo u bë gjithashtu nënë e një vajze në vitin 2022, e cila lindi nëpërmjet një surrogateje.

Në fillim të këtij viti, publikoi gjithashtu librin e saj “Rebel Rising”, në të cilin bëri një sërë zbulimesh të mëdha për jetën personale dhe profesionale. /Telegrafi/

Exit mobile version