Telegrafi

Martohet aktorja e njohur shqiptare, Eliona Pitakra

Aktorja e njohur shqiptare, Eliona Pitakra mbrëmë (22 mars) ka kurorëzuar dashurinë me martesë.

Aktorja dhe partneri i saj prej disa vitesh të cilin ajo ka preferuar çdo herë ta mbaj larg syrit të publikut janë martuar në një ceremoni me shumë të ftuar.

Në mesin e miqve që morën pjesë në ditë më të rëndësishme për aktoren ishin edhe kolegët e saj nga programi me karakter argëtues “Klanifornia”, pjesë e të cilit është edhe Eliona.

Sipas postime që kanë shpërndarë të ftuarit dhe vetë aktorja, zeshkania ka shkëlqyer në fustanin e bardhë përkrah bashkëshortit i cili u pa me kostum elegant me ngjyrë të zezë.

Ndërkohë, pak ditë më parë, Eliona ka mbajtur edhe natën e beqarisë me mikeshat e saj më të afërta, teksa postoi edhe foto nga organizimi i mbrëmjes e veshur vetën në trupore me ngjyrë të bardhë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Eliona Pitarka

Ndryshe, Eliona në mars të vitit të kaluar është bërë nënë për herë të parë të cilën e pagëzuan me emrin Gala. /Telegrafi/