Aktori i njohur shqiptar, Flakron Aliu, u bë e ditur se i ka dhënë fund beqarisë.
Ai dhe partnerja e tij, Diellza Jakupi, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.
Kjo është mësuar përmes rrjeteve sociale, në një postim që aktori ka ndarë me ndjekësit në InstaStory.
Çifti duken elegant – dhëndri me kostum bardh e zi, kurse nusja me fustan të bardhë nusërie.
Flakroni për publikun u bë i njohur për shkak të pjesëmarrjes në disa seriale vendore.
Ai po ashtu mori vëmendje të madhe me paraqitjen në videoklipin e këngës “Lujmi Krejt” të Adrian Gaxhës me Onat.
I njëjti së fundmi është i angazhuar në serialin “Tre vllaznit”. /Telegrafi/