Telegrafi

Martohen yjet e “Game of Thrones”, Kit Harington dhe Rose Leslie

Kit Harington dhe Rose Leslie (Foto: Getty Images)

Yjet e serialit të popullarizuar “Game of Thrones”, Kit Harington dhe Rose Leslie, janë martuar në një ceremoni të zhvilluar në qytetin skocez, Aberdeen.

Dy aktorët që në serial interpretojnë rolet e Jon Snow dhe Ygritte, janë njoftuar në vitin 2012 dhe që atëherë janë në lidhje.

Në vitin 2014, Leslie u largua nga “Game of Thrones” dhe aktualisht luan në serialin amerikan, “The Good Fight”.

Rose ka shkuar deri në kishën ku është zhvilluar ceremonia martesore me një automjet SUV, derisa Harington kishte shkuar me taksi.

Pas ceremonisë martesore, çifti ka hipur në një Land Rover për të shkuar në dasmën e organizuar në kështjellën Wardhill, e cila ekziston qe nëntë shekuj.

Mysafirë në dasmë ishin edhe shumë yje nga “Game of Thrones”, si Peter Dinklage, Maisie Williams, Sophie Turner e Emilia Clarke.

(Foto: Getty Images)

Asnjëri nga çifti nuk kanë qenë të martuar në të kaluarën dhe kjo është lidhja e parë serioze e tyre. /Telegrafi/