Site icon Telegrafi

Martohen vetëm disa orë pasi njihen

Vetëm tre orë e gjysmë pasi janë njoftuar, Nick Bond është ulur në gjunjë dhe i ka kërkuar martesë Alex Gabrielsonit. Ndërkohë që pas 17 orësh nga njoftimi i tyre, ata janë martuar në një kishëz në Las Vegas.

E gjitha kjo tingëllon si një komedi romantike, mirëpo nuk është film, por realitet.

Çifti i ri nuk u kanë treguar asgjë prindërve të tyre deri pas momentit që janë martuar, ndërsa Nick Bond pohon se ka pakëz frikë të takohet me vjehrrin duke e ditur se ai ka një koleksion pushkësh.

Pas pushimit në Las Vegas, Bond është kthyer në Britani të Madhe, ndërsa gruaja e tij, megjithatë, ka shkuar në shtëpi të vet. Mirëpo, deri më tani Alexa e ka vizituar disa herë burrin e saj dhe është duke menduar që të shpërngulet në Britani.

“Kam gruan më të mirë në botë. Unë jam personi më i lumtur”, ka thënë Bond, i cili ka dy fëmijë nga martesa e parë.

Çifti thotë se është shumë i lumtur, ndërsa edhe pse janë njohur në një kohë të shkurtër, ata ndjehen sikur të ishin njohur tërë jetën. /Telegrafi/

Exit mobile version