Stilistja e njohur shqiptare, Albina Dyla, i ka dhënë fund beqarisë.
Ajo dhe partneri i saj prej shumë vitesh, aktori Ylber Bardhi, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.
Dyshja kanë vendosur që dasmën ta bëjnë me një rreth të ngushtë dhe për këtë kanë përzgjedhur një destinacion luksoz.
Ata së bashku me shoqërinë kanë udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ky event u mbajt në Las Vegas.
Albina siç edhe shquhet për punimet e veçanta që realizon, për veten zgjodhi po ashtu të bëhet një nuse moderne.
E veç kësaj, shoqërueset zgjodhën fustane ngjyrë të zezë për të pozuar krah Dylës.
Një organizim i tillë e mjaft i veçantë do të mbahet mend gjatë nga çifti. /Telegrafi/