Telegrafi

Martohen Kivanc Tatlitug dhe Tuba Buyukustun (Foto)

Kivanc Tatlitug dhe Tuba Buyukustun ka kurorëzuar romancën e tyre me martesë. 

Në fakt, bëhet fjalë për rolet në serialin e mirënjohur turk “Cesur ve Guzel (Bukuroshja dhe Guximtari)”, ku dy aktorët janë protagonistë kryesor si Cesuri dhe Seyhania.

Seriali që filloi nëntorin e vitit të kaluar, për muaj me radhë ka mbajtur të mbërthyer pranë ekranit mijëra shikues dhe rezulton në majat e klasifikimit edhe për të ardhurat financiare të këtij viti në Turqi, transmeton Telegrafi.

Seria e fundit që përfshiu dy emrat më të kërkuar dhe më të paguar të kinemasë turke do të transmetohet në Turqi më 22 qershor.

Në fotot e fundit që janë ndarë nga mediat turke janë edhe skenat nga ceremonia e dasmës në serinë e fundit. /Telegrafi/