Ata njoftuan fejesën e tyre në janar të vitit 2016, pas gjashtë vitesh lidhjeje me njëri-tjetrin.
Por Rosie Huntington-Whiteley bëri fansat që të spekulojnë nëse ajo ishte martuar së fundmi me aktorin e njohur Jason Statham, dhe shkaktar për këtë gjë u bë një ‘selfie’ në Instagram, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Modelja britanike, ishte me të vërtetë e ndezur në vetvete, por ishin dy unazat në gishtin e saj që tërhoqën vëmendjen, duke shkaktuar konfuzion nëse ajo dhe aktori 50 vjeçar kanë kurorëzuar lidhjen.
Në ‘selfie’, modelja është parë duke u paraqitur e buzëqeshur para kamerës, teksa po pinte një pije të ftohtë në dritën e diellit.
E veshur me veshje sportive, dhe duke e lënë të lirshme flokët kaçurrela të zbehta dhe të zbukuruara, Rosie tregoi edhe njëherë bukurinë mbresëlënëse që e shtyu atë drejt famës pre një modeleje.
Fansat me syrin e mbrehtë e kthyen fokusin e tyre në dorën e majtë në të cilën ajo mbante pijen, gjë që tregoi dy unaza në gishtin e saj të katërt.
Ndjekësit menjëherë filluan të pyesin nëse Rosie ishte martuar fshehurazi me aktorin e saj, pas një fejese prej pothuajse dy vitesh.
Komentuesit e shumtë morën komentet për të vënë në pikëpyetje çështjen, me një shkrim: “Ata u martuan ?! Mendova se ata ishin vetëm të fejuar”.
Një tjetër komentues shtoi me entuziazëm: “Dy unaza në gishtin e saj të dasmës!”
Megjithatë, është e paqartë nëse njëra pre unazave është guri i saj i shkëlqyeshëm i fejesës, i cili thuhet se ka vlerë prej 243 mijë funtesh.
MailOnline ka kontaktuar përfaqësuesit e Rosie për këtë fotografi të publikuar në Instagram, por nuk kanë arritur të marrin përgjigje.
Çifti në muajin qershor u bënë prindër të një djali, të cilin e pagëzuan me emrin Jack. /Telegrafi/