Çifti i njohur shqiptar tashmë duket se e kanë ngritur në një nivel më të lartë lidhjen e tyre.
Bëhet fjalë për këngëtarin Fero si dhe e dashura, Arbenita Ismajlin duket se janë martuar në fshehtësi.
Të paktën kështu na lënë të kuptohet në bazë të disa imazheve të publikuar në rrjetet sociale prej zeshkanes shqiptare.
“Burri” ka shkruar Arbenita në njërën nga videot e sjella në llogarinë personale të Instagramit, e cila shihet nën përqafimin e rep-artistit.
Nuk dihet se sa është e vërtetë kjo apo vetëm se bukuroshja ka vendosur tash e tutje ta thërrasë kështu këngëtarin.
Pos kësaj videoje, modelja shpërndau edhe një fotografi, përmes të cilës tha që “vetëm gratë e forta mund t’i bëjnë meshkujt më të mirë”.
Ndryshe, lidhja mes tyre u zbulua në muajin tetor të vitit të kaluar përmes disa fotografive të përbashkëta. /Telegrafi/