Prezantuesja dhe këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Klea Huta, i ka dhënë fund beqarisë.
Ajo dhe partneri i saj, këngëtari dhe kompozitori i njohur Elgit Doda, e kurorëzuan lidhjen e tyre shumëvjeçare me martesë dhe si destinacion kanë zgjedhur qytetin maroken – Marrakesh.
Këtë e bënë të ditur përmes postimeve që kanë ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale, gjegjësisht në llogaritë e tyre zyrtare në Instagram.
Moderatorja shqiptare ndau dy fotografi atraktive të saja e veshur me vello të bardhë, teksa nuk mungoi edhe imazhi përkrah tashmë bashkëshortit.
Në anën tjetër, Elgiti po ashtu ka ndarë me fansat një imazh me partneren e tij me përshkrimin, “Unë thashë po”, e më pas duke i dedikuar një shkrim emocional, “Faleminderit që ekziston”.
Të shumta ishin edhe komentet që kanë pranuar nga miqtë dhe kolegët e tyre, të cilët shprehin urimet më të sinqerta për çiftin e sapomartuar.
Yll Limani, Jonida Maliqi, Ilda Bejleri, Noizy, Çiljeta Xhilaga, Alban Skënderaj, Venera Lumani, Vedat Ademi, janë ndër yjet që e uruan dyshen e njohur të showbizit shqiptar.
Të njëjtit përndryshe janë të lidhur prej vitesh dhe siç raportuan mediat shqiptare Elgiti dhe Klea pritet të bëhen prindër së shpejti. /Telegrafi/