Telegrafi

Martohen Chris Pratt dhe Katherine Schwarzenegger

Katherine Schwarzenegger dhe Chris Pratt (Foto: Jesse Grant/Getty Images for Disney/Guliver)

Vajza e aktorit legjendar Arnold Schwarzenegger, Katherine, është martuar me yllin hollivudian, Chris Pratt.

Sipas burimeve të afërta me çiftin, në martesën e tyre në Kaliforni kanë qenë të pranishëm vetëm anëtarët e dy familjeve dhe miqtë e ngushtë – raporton CNN.

“Dita më e mirë në jetën time. Jemi bërë burrë dhe grua para Zotit, familjeve tona dhe atyre që i duam. Ka qenë një ceremoni intime dhe emocionuese. Ndihemi të bekuar që fillojmë një kapitull të ri në jetët tona”, ka shkruar Pratt në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Chris Pratt

Çifti u fejua në muajin janar të këtij viti pas lidhjes shtatëmujore, ndërsa tashmë e kanë dërguar një nivel më lartë marrëdhënien e tyre.

Kjo është martesa e dytë e Pratt, i cili nga martesa e parë tetëvjeçare me aktoren Anna Faris, ka një djalë. /Telegrafi/