Prej shumë vitesh janë në lidhje, por sot (e diel) Armina Mevlani dhe Shkelzen Berisha kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.
Çifti janë martuar në një ceremoni private dhe familjare, teksa menjëherë në rrjetet sociale, kanë filluar të qarkullojnë fotografitë e tyre si nuse dhe dhëndërr.
Në fotografitë e publikuara, Armina duket tejet tërheqëse si nuse e veshur me një vello të bardhë dhe të gjatë.
Ndërkohë edhe Shkelzeni mund të shihet me mjaft glamur, teksa pozon i veshur me kostumin e zi të dhëndrit.
Djali i ish-kryeministrit dhe presidentit Sali Berisha, përndryshe ka edhe dy fëmijë nga martesa e tij e parë. /Telegrafi/