Site icon Telegrafi

Martohen Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl, modelja shqiptare shkëlqen në altar me fustanin e bardhë

Foto: Instagram

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj, i ka dhënë fund beqarisë së saj.

Ajo është martuar me hokeistin e njohur çek, Jakub Kindl.

Çifti kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në një dasmë të madhe në Miami të Floridas.

Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë (Foto: Xhesika Berberi/InstaStory)

Të ftuar në këtë dasmë kanë qenë edhe shumë emra të njohur VIP, një ndër ta edhe modelja e njohur shqiptare Xhesika Berberi.

Kjo e fundit, ka publikuar në llogarinë e saj personale në Instagram një fotografi të çiftit, ku shihen duke u puthur pak momente pas celebrimit.

Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl shkëmbejnë puthje pas kurorëzimit (Foto: Xhesika Berberi/Instagram)

Modelja Dreshaj duket e shkëlqyer në fustanin e bardhë, teksa jo më me pak elegancë shkëlqente në altar edhe bashkëshorti i saj tashmë, Jakub Kindl.

“Jam kaq e lumtur për motrën time, ju dua Afërdita dhe Jakub”, ka qenë urimi i Xhesika Berberit për çiftin.

Foto: Xhesika Berberi/InstaStory

Afërdita dhe Kindl ka disa vite që janë së bashku, dhe jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Momente nga dasma e Afërditës dhe Jakubit (Foto: Xhesika Berberi/InstaStory)

Hokeisti çek i propozi martesë bukuroshes shqiptare në dhjetor të vitit të kaluar, në majën e një resorti luksoz në qendër të Pragës, në vendlindjen e tij.

Pa asnjë hezitim, Dreshaj i ka thënë “Po” Kindl-it, njëlloj siç ka bërë edhe në betimin e tyre në altar.

Pak ditë para martese, ata realizuan një set të mrekullueshëm fotografik, duke rrëmbyer vëmendjen e fansave dhe të mediave. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version