Site icon Telegrafi

Martohen 62 vjet pas ndarjes

Carl dhe Dorothy kishin filluar lidhjen e dashurisë në shkollën e mesme, ndërsa e mbajtën lidhjen gjallë me letra dashurie kur ai ishte ftuar nga marina dhe ishte dërguar në Paqësor gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Pas kthimit nga ushtria më 1946, ata vazhduan lidhjen edhe për dy vjet, ndërsa më pas i dhanë fund lidhjes. S

tallings mbeti në Waco ku u punësua si mësuese, ndërsa King u martua dhe u shpërngul në Gjirin e Meksikës. Edhe pse ky duhej të ishte fundi i rrëfimit të tyre të dashurisë, ndodhi e kundërta.

“Kur u martua, thjesht u detyrova ta harroj”, tha Dorothy. Ata vazhduan të jetojnë larg njëri-tjetrit. Kingu me bashkëshorten e tij Peggy lindën katër vajza, derisa Dorothy nuk u martua kurë. Kur para tri vitesh Carlit i vdiq bashkëshortja, e thirri Dorothyn.

Ata vazhduan kontaktin rregullisht nëpërmjet telefonit. Pas një kohe King filloi ta vizitojë dhe çdo herë lidhja bëhej gjithnjë e më e fortë, ndërsa para pesë javësh Carl e fejoi dashurinë e jetës së tij Dorothy. /Telegrafi/
 

Exit mobile version