Telegrafi

Martins dëshiron të mbetet në Newcastle

Martins është lidhur me Arsenalin, Aston Villan dhe Evertonin, si destinacione të mundshme të transferimit të tij gjatë verës, por ai thotë se nuk dëshiron të largohet nga Newcastle.

“Shpresoj të mos shitem. Nëse klubi vendos të më shesë, nuk kam zgjidhje por të shkoj. Por synimi im është të qëndroj dhe të ndihmoj Newcastlen që gjatë sezonit të ardhshëm të rikthehet në Premier League”, ka thënë Martins.

“Më pëlqen të jetoj në Newcastle dhe ka shumë vende të mira për të jetuar dhe luajtur. E di se klubi është në shitje dhe kjo është vështirë për fansat. Por ndjej se mund të ketë dritë në fund të tunelit eventual”, ka shtuar nigeriani.