Telegrafi

Martini konfirmon lidhjen me milionerin Voegele

Në një intervistë për portalin zviceran 20 Minuten Online, 26-vjeçarja ka treguar se me trashëgimtarin 22-vjeçar të kompanisë “Voegele” ishte njoftuar në muajin dhjetor në evenimentin “Një botë e vogël” në Gstaad.

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Që në momentin e parë që u pamë, kuptoheshim shumë mirë. Jam shumë e lumtur dhe e dashuruar. Ne po shijojmë çdo moment. Është fantastike”.

“Kemi fatin që kemi mundësinë që të takohemi sa herë duam”, ka deklaruar Anxhela duke iu referuar lidhjes së tyre në largësi, pasi modelja shqiptare jeton në SHBA, ndërsa Tim në Londër. /Telegrafi/