Lautaro Martinez ka insistuar se Inter mund të presë deri në verë pas një tjetër gol edhe për Racing Club të dielën.
Transferimi i Martinez në Inter ka të bëjë vetëm me konfirmimin zyrtar, por sulmuesi, i cili shënoi golin e tij të 16-të sezonal gjatë fitores 2-1 në Estudiantes – bëri të qartë se ai ishte i fokusuar vetëm në sigurimin e një vendi në skuadrën e Argjentinës.
Talenti i madh argjentinas ka thënë që ai nuk është duke menduar momentalisht për Interin, por vetëm për më të mirën me Racingun.
“Unë nuk jam duke menduar për të ardhmen, do të vazhdoj të jap 100 për qind për Racing, ku kam një përgjegjësi shumë të madhe”, ka thënë fillimisht Martinez.
“Kur hyj në fushë, gjithmonë përpiqem të jap më të mirën për të mbrojtur ngjyrat e klubit”.
“Nuk jam duke menduar për ndonjë gjë tjetër, vetëm duke e dhënë më të mirën këtij klubi”.
“Ndeshjet tona të mbetura? Unë jam i qetë, po stërvitem çdo ditë për të përmirësuar veten: nuk mund të lejoj të mendoj për ndonjë gjë tjetër përveç Racing”, përfundoi talenti argjentinas.
Ndryshe, Martinez thuhet se është njëri nga talentet më të mëdhenj argjentinas dhe pritet të ftohet për Kupën e Botës “Rusia 2018”. /Telegrafi/