Lautaro Martinez këmbëngul se nuk ka probleme me Luciano Spallettin edhe pse babai i tij e kishte goditur me disa fjalë më herët trajnerin e Interit.
Babai i Martinez e pranoi se ndiente zemërim kur djali i tij ishte gjatë gjithë kohës si zgjedhja e dytë pas Mauro Icardit.
“Unë nuk isha i vetëdijshëm për asgjë. Nga lajmet që lexova se presidenti i Betisit pyeti për mua, por askush nuk më tha asgjë”.
“Kam menduar gjithmonë për Interin, jam shumë i lumtur këtu dhe e dua klubin dhe tifozët. Unë përpiqem të përfitoj nga çdo mundësi që më japin, duke arritur objektivat”.
“Spalletti? Çdo gjë është mirë mes nesh, gjithçka është sqaruar. I shpjegova atij se babai im ishte një futbollist dhe se ne jemi një familje shumë që e do futbollin”.
“Babai im e kishte gabim kur shkroi, është e vërtetë, por edhe ai është njeri. Ai po reagonte vetëm pse djali i tij nuk luante, por gjithçka është mirë, po stërvitem dhe pres momentin tim”.
“Sfida ime është që të përfitoj nga mundësitë që më janë dhënë”.
“Këtu, krahasuar me Argjentinën, ka më shumë cilësi në ndeshje dhe përgatitje”, ka thënë Lautaro. /Telegrafi/