Kombëtarja e Argjentinës mposhti Brazilin para adhureusve të tyre në kualifikimet e Kupës së Botës 2026, duke siguruar kualifikimin e hershëm përpara se të shpërbënte Brazilin në Superclasico.
Kampioni në fuqi i Botës triumfoi me rezultat të thellë 4-1, në një ndeshje të dominuar nga fillimi deri në fund të saj.
Pas ndeshjes portieri Emiliano Martinez foli për paraqitjen e skuadrës së tij, por edhe për përplasjen me Raphinhan.
Braziliani kishte dhënë deklarata të mëdha para ndeshjes, teksa futbollistët argjentinas tentuan t’i qëronin hesapet me të në fushë.
“Që nga fëmijëria, ne jemi mësuar të flasim pas ndeshjes, jo para saj. E vërteta është se ky djalë Raphinha ka nevojë për pak edukim”, tha Emiliano Martinez.
“Përveç kësaj, faleminderit të gjithë tifozëve të Argjentinës për mirëpritjen dhe mbështetjen. Ne përpiqemi të punojmë me përkushtim dhe sakrificë për ju. Ky ekip nuk do të ndalet. Le të festojmë”, ka thënë Martinez.
Ndeshja e radhës e Argjentinës do të jetë jashtë vendit kundër Kilit. /Telegrafi/