Telegrafi

Martinez: Isha afër Barcelonës, bisedova me Messin

Lautaro Martinez e ka konfirmuar se ai ishte shumë afër bashkimit me Barcelonën dhe për këtë bisedoi me Lionel Messin, por shtoi se qëndrimi në Inter ishte vendimi i duhur.

Sulmuesi sapo ka fituar titullin e parë në Serie A me Nerazzurrët dhe duke i dhënë fund dominimit nëntë vjeçar të Juventusit në futbollin italian.

Gjithçka mund të ketë qenë shumë ndryshe, pasi verën e kaluar Barca ishte shumë afër ta afronte.

“Unë kam qenë me të vërtetë shumë afër për t’u bashkuar me Barcelonën dhe madje bisedova edhe me Messin”.

“Sidoqoftë, Blaugranat kishte probleme ekonomike në atë moment, kështu që unë vendosa të qëndroj në Inter. Doli të ishte vendimi i duhur, veçanërisht pasi ne atëherë fituam Scudetton”.

“Është thjesht e pabesueshme të fitosh titullin në një klub kaq të rëndësishëm”, ka thënë ai.

El Toro zbulon gjithashtu se edhe Real Madridi e kishtë kërkuar sa ishte në Argjentinë.

Martinez u morë nga Interi në verën e vitit 2018 për 25 milionë euro. /Telegrafi/