Eden Hazard ka gëzuar tifozët e skuadrës së Chelseat dhe ata të Përfaqësueses së Belgjikës.
Gjendja e tij është e mirë, pavarësisht frikës pas dëmtimit në ndeshjen e mbrëmshme kundër Estonisë.
“Hazard është mirë. Lëndimi nuk është serioz. Ai vetëm pranoi një goditje në nyjën e këmbës”, deklaroi përzgjedhësi i Belgjikës, Roberto Martinez, përcjellë Lajmi.net.
Hazard u detyrua të dalë nga loja dhe kjo sigurisht ka ndjellur frikë te Chelsea, për shkak të formës së jashtëzakonshme të belgut në këtë sezon.