Site icon Telegrafi

Martinez arrin në Milano, nesër testet mjekësore dhe nënshkrimi i kontratës me Interin

Sulmuesi i Racing Club, Lautaro Martinez, ka arritur në Itali, për t’i kryer vizitat mjekësore dhe për të nënshkruar me klubin e ri. 

Sulmuesi kishte arritur marrëveshje me klubin Nerazzurr para një kohe, por klubi e mbajti shkaku i Copa Libertadores.

Ai sot ka udhëtuar nga Sao Paulo dhe testet  mjekësore do t’i kryejë nesër.

https://twitter.com/IFTVofficial/status/999652335998656512

Martinez nuk u tha asgjë tifozëve që e prisnin, por ai nënshkroi një fanellë të Racing Club kur u largua nga terminali.

Sulmuesi do të bashkohet me Luciano Spallettin në korrik. Ai pritet ta mbajë fanellën me numër 10.

Racing kishte edhe një kërkesë për ta mbajtur deri në dhjetor, por që klubi nuk Interit nuk lejoi.

Interi për të ka paguar afër 30 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version