Site icon Telegrafi

Martina Ivezaj, shqiptarja që përfaqësoi Gjermaninë në “Miss Bota” do të martohet në një dasmë luksoze në New York (Foto)

Më 3 shtator të vitit të ardhshëm pritet që në New York të organizohet një nga dasmat më luksoze me qindra të ftuar pasi që martohet bukuroshja shqiptare e cila ka përfaqësuar Gjermaninë në Miss Bota, Martina Ivezaj. Dasma do të organizohet në një lokal në New York me shumë të ftuar afro 500 të cilët do të jenë nga SHBA por do ketë mysafirë që do të udhëtojnë edhe nga Gjermania e Malësia e Madhe për të qenë të pranishëm në dasmën e Martinës.

Për pjesën argëtuese, bukuroshja shqiptare ka vendosur të zgjedhë muzikë shqipe edhe atë do të këndojë këngëtari i njohur i muzikës live, Aleksandar Gjelaj.

Ndërkohë që akoma nuk ka vendosur se kush do i bëj make up-in pasi që ajo dëshiron një make up artiste shqiptare që do të kujdeset për të ditën më të mirë të jetës.

Martina Ivezaj

Ndonëse Martina akoma nuk ka vendosur edhe për vellon e bardhë pasi që dëshiron t’ia bëj surprizë bashkëshortit të saj, por si duket përzgjedhjen do e bëj mes SHBA, Gjermanisë dhe Shqipërisë por që se si do të duket ajo e ka menduar stilin e fustanit 100%.

E rëndësishme sipas informacioneve që kemi është se dasma e saj do jetë tradicionale shqiptare, dasëm me muzikë shqipe e me tupana.

Vlen të theksohet se Martina Ivezaj në vitin 2009 zgjidhet Miss Tuning në Gjermani ndërkohë që në vitin 2012 ajo zgjidhet më e bukura e Gjermanisë duke fituar të drejtën për të përfaqësuar shtetin gjerman në Miss Bota që u mbajt në Mongoli e më pas në vitin 2014 ajo ishte finaliste edhe në Miss Universe.

Si një femër mjaft aktive në skenën e modës dhe sfilatat duke qenë imazh i shumë kompanive gjermane, ajo për momentin jeton në Shtetet e bashkuara të Amerikës me të përzgjedhurin e saj, bashkëshortin e ardhëshëm Leon Camaj. /Telegrafi/

Exit mobile version