Telegrafi

Martin: Soros, armiku i brendshëm i Maqedonisë

Wes Martin, kolonel i pensionuar i Ushtrisë së SHBA-ve ka shkruar një opinion për Maqedoninë për ”The Daily Caller”, ku thotë se Maqedonia dhe SHBA-të duhet patjetër t’i mundin armiqtë e tyre dhe duhet të filloheg me George Soros, njofton Telegrafi Maqedoni.

Që në fillim të opinionit të tij, kuptohet qartë se koloneli Martin është një përkrahës i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe një kundërshtarë i George Soros, personit që është i pranishëm në Maqedoni me fondet e tij.

Martin e lavdëron Maqedoninë për çështjen e refugjatëve, duke konsideruar se vendi e menaxoi mirë krizën dhe ofroi një kalim të sigurtë të refugjatëve drejt BE-së.

Në opinionin e tij, koloneli amerikan konsideron se Maqedonia është duke luftuar me një armik brenda kufijve të saj, dhe ky armik, sipas kolonelit Martin, është milioneri George Soros dhe Fondacioni i tij. Ai thotë se Sorosi ka hedhur miliona euro për të sulmuar OBRM-PDUKM-në, duke mbështetur LSDM-në, për të cilën thotë se ësht një parti ish-komuniste.

Sipas kolonelit, Sorosi tenton që të dobësojë qeverinë e Maqedonisë, të ndikojë në zgjedhje, dhe thotë se milioneri amerikan ka punuar me ambasadorin amerikan në Maqedoni për të zbatuar plane për të minuar sistemin politik të Maqedonisë.

Për kolonelin Martin, një qeveri me pjesëmarrjen e partisë shqiptare fituese paraqet harmoni etnike në Maqedoni, si një elemet kyç për stabilitetin në vend. Opinionin e plotë e gjeni këtu./Telegrafi/