Site icon Telegrafi

Martin shpreson të qëndrojë gjatë te Trepça

Skuadra mitrovicase ka fituar titullin e fundit të kampionit dy vite më parë, por drejtuesit e ekipit duke parë investimet e mëdha që kanë bërë dy skuadrat rivale, Sigal Prishtina dhe Peja, ka vendosur për investime edhe në shtabin teknik.

Trajneri i ri, në një prononcim për Klan Kosova tha se shpreson të qëndrojë më gjatë te ky ekip. “Kam ardhur të zhvillojë një projekt të klubit dhe shpresoj të qëndrojë më gjatë këtu”, tha ai. Martin nuk ka dashur të komentojë faktin që shteti i tij nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. “Unë këtu kam ardhur për basketboll dhe jo për politikë”, tha ai, njofton Sporti1.

Martin ka udhëhequr skuadra të Ligës së Parë dhe të Dytë të Spanjës, ndërsa trajner është tash e 13 vite. /Telegrafi/ 

Exit mobile version