Telegrafi

Martin Shkreli, pjesë e serisë televizive të Netflix – “Dirty Money” (Video)

Kompania amerikane Netflix, ka nisur një seri dokumentarësh televiziv me emrin “Dirty Money (Paratë e Pista)”.

Pos skandalit për lirimin e gazrave të veturave VW rreth teknologjisë së papastër për motorët dizel, flet edhe karrierën e Donald Trumpit.

Në mesin e episodeve është edhe historia e shqiptarit, Martin Shkreli, i cili u bë i famshëm në saje të skandalit të barnave, i cili vite më parë bleu një kompani farmaceutike që më pas e rriti çmimin e barit që prodhohej nga ajo kompani në disa qindra për qind.

“Martin Shkreli është yll i episodit ‘Drug Short’, një emër famëkeq i Amerikës. Ky episod hulumton lakminë e farmaceutikëve, posaçërisht kompanisë ‘Valeant’. Kompania mbylli departamentet e saja të hulumtimeve dhe bleu kompani më të vogla, ku i rriste çmimet e produkteve”, shkruan “thetriangle”.

Por, sipas dokumentarit Shkreli nuk është pjesë e peshqve të mëdhenj të kësaj industrie, megjithatë, për një kohë ishte ndër më të urryerit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndryshe, secili episod zgjat rreth 1 orë dhe ofrojnë shumë detaje interesante. /Telegrafi/