Telegrafi

Martin Lel mungon në maratonën e Londrës

Keniani që për shkak të një lëndimi në prapanicë dështoi të merrte pjesë vitin e kaluar, shpresoi se këtë vit do të thyente rekordin për ta fituar maratonën për të katërtën herë me radhë, por duket se problemet për të nuk kanë të ndalur pas një lëndimi në këmbën e djathtë.

“Ai është njëri prej maratonistëve më të mirë në botë. Është zhgënjyese që Martin Lel do të mungojë për të dytën herë me radhë. Ne do ta mirëpresim atë vitin e ardhshëm”, tha drejtori i Maratonës, Dave Bedford. /Telegrafi/