Martin Keown ka kërkuar nga ish-klubi i tij, Arsenal, që të ketë më shumë kujdes për kapitenin e shkarkuar Pierre-Emerick Aubameyang.
Trajneri Mikel Arteta ia ka hequr shiritin e kapitenit sulmuesit nga Gaboni si pasojë e një sërë shkeljeve disiplinore. Për më shumë, ai nuk ishte pjesë e skuadrës në fitoren prej 2-0 kundër West Ham Unitedit.
Dhe tani, legjenda e Topçinjve ka folur në mbështetje të 32-vjeçarit duke kërkuar nga zyrtarët e klubit që të kujdesen për mirëqenien mendore të lojtarit.
“Mendoj se ka qenë një vendim shumë i nxituar për ta hequr Aubameyangun nga pozita e kapitenit. Ka mundur që të mbetet deri në fund të sezonit, sepse kam frikë për Aubameyangun dhe si mund ta kthejmë në fushë”.
“Ai do të jetë lojtar u rëndësishëm në një pikë, nuk e ke atë lloj cilësisë dhe duhet të zhdukesh nga grupi. Ky është shqetësimi im më i madh”.
“Është një vendim shumë i nxituar dhe unë do të prisja deri në verë kur do të kishte qenë më lehtë që ta bënim këtë. Mbrojeni pakëz më shumë, po flasim për shëndetin mendor, tash për tash nuk jemi të sigurt për shëndetin mendor të Aubameyang”, ka deklaruar Keown për BT Sport. /Telegrafi/