DJ i famshëm botëror, Martin Garrix ka lansuar këngën e re të titulluar “Summer Days”, në bashkëpunim me Macklemore dhe Patrick Stump.
Kënga është për ditët verore ashtu siç edhe titullohet, që u përshtatet më së miri kohës që po vjen në vazhdim.
Përveç tekstit, ajo që e karakterizon klipin është një grua në moshë e cila tregon se pavarësisht viteve nuk e ka humbur elegancën e saj.
Theksojmë se Garrix vitin e kaluar ishte pjesë e festivalit “Sunny Hill”, të organizuar nga babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa.
Ai ishte ndarë mjaft i kënaqur me publikun shqiptar dhe me mirëpritjen që ia bënë në Kosovë. /Telegrafi/