Sot, 47 vite më parë, Martin Cooper ka realizuar thirrjen e parë telefonike me telefonin e parë mobil dhe atë bëri shpejtë, sepse “tulla” që peshonte një kilogram e 100 gramë kishte një bateri me jetëgjatësi prej 20 deri në 30 minuta kohë bisede.
Asokohe Martin punonte në kompaninë Motorola dhe vendosi të garojë kundër kompanisë Bell Labs, që gjithashtu synonin të nxirrnin në treg telefonin e parë mobil – dhe pa kaluar shumë kohë ia arriti qëllimit, transmeton Telegrafi.
Videoja më poshtë tregon se si shpikësi i këtij telefoni kishte arritur tas bëjë këtë, duke pranuar se me kalimin e viteve dhe avancimin e teknologjisë, ata filluan të jenë më praktik, të lehtë dhe multifunksional.
Më poshtë ju sjellim specifikat e tij:
Modeli: 8000X
Pesha: 1 kilogram e 100 gramë
Jetëgjatësia e baterisë: 30 minuta bisedë telefonike
Koha e rimbushjes së baterisë: 10 orë
Çmimi: 3.995 dollarë
/Telegrafi/